30 Tetor 2016 - 11:22
Paramendon se si do të ishte bota sikur politikanët vetëm një ditë të mendonin sikur muzikantët, shkruan sot “Koha Ditore”. Të thyejnë kufijtë e krijuar nga vetë ata, të mos ketë ndarje nacionalitetesh apo racash dhe për një ditë të vetme ta lënë muzikën, që si gjuhë universale që është, t’i bëjë bashkë të gjithë.
Megjithëse ai e di se një muzikant nuk mund ta shpëtojë botën, por është i bindur se muzika dhe arti mund ta bëjnë atë një vend më të mirë.
Nuk i pëlqen të njihet vetëm si violonçelist, sepse ai është edhe drejtori artistik në konservatorin e komunës së Edessas dhe i festivalit “Spring Festival of Music” në këtë qytet.
Dirigjon kore, organizon ngjarje muzikore dhe në çdo formë mundohet që ta afrojë komunitetin sa më shumë me muzikën klasike. Një mision, i cili, sipas tij, nuk është i lehtë. Sidomos jo në kohën kur materializmi sundon botën dhe vlerat jo gjithmonë marrin meritat e duhura... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...