Shtatë ditët e rikthimit të publikut në teatër

29 Tetor 2016 - 11:28      

Numrin e shikuesve që e ka pasur gjatë gjithë vitit, teatri “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, e ka mbërritur brenda një jave me edicionin e 46-të të Festivalit të Teatrove, shkruan Koha Ditore.

Për shtatë ditë salla me 270 ulëse nuk ka pasur vende të lira për numrin e madh të të interesuarve për shfaqjet e festivalit që u përmbyll të enjten mbrëma.

“Natën e mirë, nënë”, “Piramida”, “Një shfaqje teatri me katër aktorë...”, “Për të vërtetën”, “Kërkohet kloun plak”, “Kandili i argjandit” dhe “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, kanë mbledhur 2.000 shikues brenda një jave. Mesatarisht në skenën e këtij teatri - bazuar në raportin “Statistikat e kulturës 2015” të Agjencisë së Statistikave të Kosovës - për një javë dhënë 27 shfaqje, që janë parë nga 2.500 veta.

Për organizatorët e festivalit dhe drejtuesit e institucionit teatror në edicionin e sivjetmë numri i shikuesve ka mundur të jetë edhe më i madh nëse Ferizaj do të kishte një teatër më të madh sesa “Adriana Abdullahu”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...