29 Tetor 2016 - 14:26
Kultet autoktone ilire
Nga periudha pararomake janë ruajtur gjurmët e besimeve të kulteve të hyjnive autoktone, siç janë hyji i maleve, kullosave e grigjave Silvan dhe hyji i hardhisë së rrushit dhe i bimësisë në përgjithësi Liber, (të cilat sipas interpretatio romana e interpretatio graeca ishin identifikuar me hyjni romake e greke), pastaj të kulteve zyrtare romake të kryehyjit romak Jupiter, hyjneshës së fatit Fortuna, hyjit të fillimit të mbarë Bonus Eventus, gjenive mbrojtës genii locorum (që ishin mbrojtës të njerëzve, vendeve, qyteteve, njësiteve ushtarake ose gjësendeve të ndryshme), të hyjit të tregtisë, bixhozit e hajnisë Merkur, të hyjnive greko-romake të mjekësisë, shërimit e të shëndetit Aesculapit dhe bijve të tij Hygias (hyjneshë e shëndetit fizik) e Thelesforit (hyj i çlodhjes dhe i shërimit në gjumë) nga të cilët konsiderohet që rrjedh edhe Hipokrati (i cili konsiderohet themelues i betimit të mjekëve, i mjekësisë shkencore si dhe autor i veprës 60-vëllimëshe “Corpus Hippocraticum”), të hyjneshës-magjistare egjiptiane Izise, hyjit sinkretrik egjiptiano-grek Serapis, si dhe gjurmët e besimeve me të hershme judeo-krishtere. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...