Një Sami Frashër tjetër

29 Tetor 2016 - 12:22      

Shemsedin Samiu apo Sami Frashëri, siç rëndom, njihet ndër shqiptarë, ishte figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe nga shumëkush merret edhe si babai dhe ideologu i nacionalizmit shqiptar, shkruan Shasivar Kabashi në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Duke jetuar dhe vepruar ne kryeqendrën e Perandorisë Osmane, me veprën dhe bëmat e tij, dimensioni i Samiut tejkalon atë shqiptar, duke marrë kështu përmasa perandorake. Si një poliglot i vërtet që ishte botoi e përktheu shumë vepra në gjuhë të ndryshme, duke lënë kështu gjurmë të pashlyera në historinë e dy popujve, shqiptar dhe atij turk.

Me përmasat e një alimi, Samiu do të zinte një vend qendror në mesin e modernistëve myslimanë të shekullit XIX. Edhe pse një figurë shumëdimensionale, për lexuesin shqiptar Shemsedin Samiu ende mbetet i paeksploruar në tërësinë e tij, duke u njohur vetëm në konturat e ideologjisë se nacionalizmit.

Përmes arkivave dhe bibliotekave të Stambollit bëhet i mundur një udhëtim në kohë, në Stambollin e asaj kohe, në gjurmët e Samiut, në përditshmërinë dhe botën e tij të brendshme... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...