Dëshmitë serbe për përvetësimin e kishave në Kosovë

29 Tetor 2016 - 10:59      

Të dhënat, shkrimet cirilike sllave mesjetare dhe bashkëkohore serbe lidhen në rend të parë me historinë dhe zhvillimin e religjionit te popullata në trevën e Rasit-Rashkës (treva e Sanxhakut të Novi-Pazarit të sotëm) dhe trevave të tjera përreth që sot gjenden nën Serbi, trevën e Zetës (Malit të Zi), si dhe në rastin tonë, edhe për Dardaninë, territorin e sotëm të Kosovës.

Ato dëshmojnë se në Dardaninë mesjetare, në territorin e sotëm të Kosovës, përveç zhvillimit të jetës religjioze – besimit të krishterë nga populli, vendi karakterizohej për nga zhvillimi, ndërtimi i shumë monumenteve religjioze - si kisha e manastire që datojnë nga periudha e krishterimit të hershëm (shek. IV-VI) duke vazhduar edhe gjatë gjithë mesjetës e në vijim. Po ashtu, dëshmohet se të gjitha monumentet - kishat dhe manastiret e vjetra të vendit, të cilat do t’i paraqesim në vazhdim të punimit me emra - ekzistonin që para pushtimit/okupimit të tij nga sundimtarët e Rasit – Rashkës, shkruan Enver Rexha për Kohën Ditore në pjesën e parë të serisë “Historia e Kishës dhe e monumenteve kishtare ortodokse në Kosovë nga shekulli XIV deri në shekullit XX”.

Rasia - Rashka pasi e okupoi territorin e sotëm të Kosovës, gjatë viteve 1282-83, vendosi edhe pushtetin politiko-administrativ dhe atë fetar në tërë vendin. Monumentet e kultit, kishat dhe manastiret e vjetra të vendit u përvetësuan nga ky pushtet duke i adaptuar dhe rindërtuar në shekullin XIV. Po ashtu, edhe gjatë shekujve XV-XX do të kemi të dhëna të cilat do të flasin për jetën, zhvillimin, si dhe ndërtimin e kishave në territorin e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...