Eda Zari e Elina Duni nisen për në mbrojtje të Valbonës, flasin për KTV-në [video]

29 Tetor 2016 - 00:21      

Dy këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Eda Zari e Elina Duni nesër do të performojnë në protestën kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë.

Në një intervistë për KTV ato kanë thënë se bukuritë shqiptare nuk bën të shkatërrohen, kurse iu kanë thirrje qytetarëve që të vijnë në numër sa më të madh.

“Të gjithë artistët kanë ardhur me vullnetin e tyre për këtë kauzë. Është hera e parë që artistët i bashkohen një liste qytetare. Uroj që nesër të ketë sa më shumë njerëz dhe besoj se do të jetë një koncert magjik. Jemi shumë të lumtur që po e bëjmë këtë gjë, shpresojmë se kjo nismë nuk do të mbetet vetëm aty. Momenti që uji të futet në tuba do të thotë se është vdekja e gjithçkaje, Valbona është e gjithë shqiptarisë. Na dhemb në zemër nëse një gjë e tillë ndodh”, ka thënë ndër të tjera Elina Duni.

Kurse Zari ka thënë se së bashku duhet t’i thuhet jo shkatërrimit të Valbonës.

“Të gjithë së bashku nesër do t’i themi jo shkatërrimit të Valbonës”, ka thënë Eda Zari, e cila ka ftuar qytetarët në protestën e nesërme”, ka thënë Zari.

Protesta me moton “Mos ma prek Valbonën” fillon nesër nga ora 14:00.


MOS MA PREK VALBONEN - Elina Duni dhe Eda Zari by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...