“Komedia Fest” fillon edicionin e pestë të hënën

28 Tetor 2016 - 19:28      

Edicioni i pestë i “Komedia Fest”, që do të mbahet nga 31 tetori deri më 6 nëntor në Gjakovë, vjen me shumë risi.

“Ky edicion shtrihet në nivel ndërkombëtar, përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe trupa jo-shqipfolëse, programin për fëmijë si dhe performanca nga artist të ndryshëm”, u tha nga organizatorët e këtij festivali në një konferencë për media, transmeton Koha.net.

Sipas Lekë Rezniqit, menaxher i festivalit, në Gjakovë do të zbarkojnë edhe trupa nga Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova e Finlanda.

Organizatorët e Komedia Fest kanë njoftuar se ky edicion do të ketë edhe aktivitete që synojnë promovimin e kulturës dhe zgjedhimin e njohurive për fushën e artit, veçanërisht në komedi.

Mes tjerash u tha se veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet.

Ndërsa për për 7 netë do të përformojnë artistë të ndryshëm: JAzzKOVA, Nita Latifi & Band, Altin Boshnjaku, Florent Abrashi & Funky Guru, Dj Mali, DS, Fidani & Onufri e shumë artistë të tjerë.

Programi i shfaqjeve pjesëmarrëse:
E Hënë, 31 tetor -Ceremonia e Hapjes

“GËNJESHTRAT” - Autor: Anthony Neilson, Regjia: Kastriot Saqipi

E Martë, 01 nëntor

“Profesor, jam talent se jo mahi” - Regjia: Luan Daka

E Mërkurë, 02 nëntor

“Ikja nga Gjermania” - Autor: Ilir Ajdini , Regjia: Kastriot Saqipi

E Enjte, 03 nëntor

“Mejhane” - Me motive nga vepra e Vaclav Havel “Audienca”

Regjia: Imer Sh. Veliu

E Premte, 04 nëntor

“Për çaj te Hillary” - Autor: John Mucci, Regjia: Burbuqe Berisha

E Shtunë, 05 nëntor

“Scorpion's Song”, “Pierrot in Exile” dhe “Basho”

Performancë nga Adam Darius & Kazimir Kolesnik

Stand-up comedy me Burhan Amitin

E Diel, 06 nëntor

"Seks?!!! T'falemnders, vetëm sa me e provue"

Autorë: Dario Fo, Franca Rame e Jacopo Fo

Regjia: Merita Smaja

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...