Cili president amerikan dha në anonimitet para për shkollën shqipe?

28 Tetor 2016 - 12:26      

Në vitin 1924, misionari amerikan protestant Charles Telford Erickson, i cili që prej vitit 1908 kishte shërbyer si misionar i Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaja në Shqipëri, vajti në Amerikë për të mbledhur fonde për hapjen e një shkolle bujqësore në Shqipëri.

Siç rrëfen Mal Berisha, biograf i Ericksonit dhe përkthyes i veprës së tij në shqip, mes njerëzve që i dhanë donacione Ericksonit, ishte edhe Herbert Hoover, atë kohë Sekretar i Shtetit për Tregti, e që më vonë do të bëhej presidenti i 31-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dha në kushte anonimiteti nga kontoja e tij personale plot 10.000 dollarë.

Pas kthimit në Shqipëri, Charles Telford Erickson me ndihmën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ahmet Zogollit, i cili i dha mundësinë të zgjidhte parcelën e tokës ku do të ndëronte, ngriti në Kavajë më 1926 një shkollë bujqësore, e para e tillë për atë kohë në Shqipëri. Kjo histori, mund të kuptohet më në plotni, nga emisioni COSMO i KTV-së, kushtuar lëvizjes protestante ndër shqiptarë.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...