28 Tetor 2016 - 11:08
Kjo ekspozitë, me titull "Rrugëtim në imazhin mesdhetar", është kuruar nga znj. Suzana Varvarica Kuka, studiuese e artit dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj Shala, koordinatore e GMK-së.
Kuratorja e kësaj ekspozite vlerëson se nga krijimtaria e Mustafa Arapit, janë përzgjedhur, për publikun vendas dhe të huaj të Kosovës, piktura dhe vizatimi i "vedutave" apo pamjeve urbane dhe rurale. Ato janë dy gjini në dukje fillestare në artet pamore, por në thelb kanë lidhje të pazgjidhshme me çdo artist pamor.
Ekspozita do të jetë e ndërtuar nga 34 piktura në vaj, ku pasqyrohet këndvështrimi i piktorit mbi pamjet e rëndësishme që ai zgjedh, të cilat do të kenë pranë një ndjesi dhe emocion vizatues të bardh e zisë dhe të linjës, gjë të cilën e realizojnë 31 vizatimet me laps.
Ekspozita "Rrugëtim në imazhin mesdhetar" do të qëndrojë e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...