Ramë Lahaj hyn si protagonist në historinë operistike të Parisit

28 Tetor 2016 - 12:03      

Prishtinë, 28 tetor - Tenori nga Kosova, Ramë Lahaj, ka hedhur edhe një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Të mërkurën mbrëma ai është ngjitur në skenën e “Opera National de Paris-Bastille” me një rrëfim dashurie ku lufta bëhet shkas për ndarjen e një çifti. Lahaj ka debutuar në këtë skenë me rolin e Edgardo di Ravenswood në operën “Lucia di Lammermoor” që sjell rrëfim tragjik në tri akte kompozuar nga Gaetano Donizetti. U shkrua në vitin 1835, në kohën kur faktorë të ndryshëm e çuan në majë reputacionin e tij si kompozitor të operës.

Premiera e saj nën regji të Andrei Serban u dha më datën 14 të muajit tetor në “Opera International de Paris”, ku në rolin e Edgardo di Ravenswood u paraqit tenori Piero Pretti, ndërsa të mërkurën në këtë rol ishte radha për Lahajn. Ai u bë pjesë e historisë operistike, ku fati i Lammermoorit është në rrezik nëse Lucia nuk ka martesë të suksesshme. Vëllai i saj Enrico tronditet pasi merr vesh që ajo ka rënë në dashuri me armikun e tij të përbetuar Edgardo. Ai detyrohet të shkojë në luftë dhe para se të niset shkëmbejnë unazat me Lucian, ndërkohë, Enrico shpejton që ta martojnë motrën me Arturon.

Tenori i ka thënë gazetës se duke pasur parasysh që është në sezonin e pestë të karrierës dhe ka debutuar në operën e kryeqytetit francez, kjo do të thotë shumë për të (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...