28 Tetor 2016 - 10:02
Statovci para disa javësh kishte zbuluar për KultPlus rreth dy koncerteve që do t’i mbante në Indi, një ëndërr e saj e kamotshme e cila u bë realitet.
Mbrëmë ajo ka performuar krahas Orkestrës Simfonike të Indisë, me dirigjentin Piotr Borkowski.
“Eksperiencë e paharruar. E falënderoj Orkestrën dhe NCPA Mumbai për një javë të jashtëzakonshme në Mumbain e dashur” ka shkruar pianistja nga Prishtina.
Statovci ka performuar si soliste me orkestra si Mahler Chamber Orchestra, Mozart Orchestra (Bologna), Deutsche Kammerakademie Neuss, Haydn
Orchester (Bolzano), Wiener Sinfonietta, Kammerorchester „Cis“, Filharmonia e Kosovës, Bad Reichenhaller Philharmonie, JSO Bern etj, pastaj me recitale pianistike si dhe muzikë kamertale në shtete të ndryshme si: Kosovë,Austri, SHBA, Zvicër, Itali, Maqedoni, Spanjë, Kroaci, Francë, Angli, Bosnjë,Hungari, Gjermani, Francë, Kinë, Slloveni, etj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...