28 Tetor 2016 - 14:01
Ai po restaurohet me një fond milionësh të Qeverisë së Japonisë. Hamami i dikurshëm publik luksoz ku gjendet ky mozaik, gjendet në qytetin palestinez Jerihon, vendbanimi më i vjetër i banuar në vazhdimësi, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e Al Jazeera. Mozaiku ka një histori interesante. Kur Walid II, kalif i shekullit 8, donte të lahej, këtë e bënte me shumë stil.
Për këtë ngriti edhe banjën publike me këtë lloj dyshemeje. Arkeologët e gjetën këtë mozaik para më shumë se një shekulli. Është mozaiku më i madh në këtë rajon për të cilin ka gjurmë. Deri më tani ka qenë i mbuluar më rërë me qëllim që të mbrohet nga faktorët natyrorë. Jo shumë kohë më parë, Qeveria japoneze dha një donacion prej 12 milionë dollarësh për një projekt që kishte të bënte me sanimin e tij dhe përgatitjen par ta bërë të qasshëm për vizitorë.
"Kaherë kemi synuar ta zbulojmë këtë mozaik dhe ta mirëmbajmë. Është për keqardhje që vizitorët, ekspertët dhe studiuesit nuk kanë mundur ta shohin për një kohë të gjatë. Njerëzit kanë ecur nëpër të duke mos ditor se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë arkeologu Jihad Yassin.
Autoritetet palestineze shpresojnë që ky mozaik të shndërrohet në njërin prej atraksioneve kryesore në këtë rajon të pasur me lokalitete arkeologjike.
"Turistët që kanë ardhur në Palestinë për të vizituar vendet e shenjta s’kanë pasur mundësi që ta vizitojnë edhe këtë lokalitet. Tash ky mozaik do t’i joshë që ta bëjnë këtë", ka thënë Rula Ma'ayah, ministre e Turizmit e Palestinës.
Hamami ishte pjesë e Pallatit të Hishamit, shembullit më të rëndësishëm të arkitekturës së hershme në këtë rajon. Sanimi pritet të zgjasë së paku dy vjet.
"Projekti parasheh ndërtimin e një platforme përreth hamamit me qëllim që turistët të mundë ta shohin e ta shijojnë këtë mrekulli. Autoritetet duan që mozaiku të jetë arsye për ardhjen e qindra turistëve në Jerihon", ka raportuar gazetari i “Al Jazeeras”, Bernard Smith.
Kalifa ka jetuar në atë pallat vetëm katër ose pesë vjet para se ai të rrafshohej nga një tërmet i fuqishëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...