BIK-u s’heq dorë nga rindërtimi i xhamisë në Kalanë e Prizrenit

28 Tetor 2016 - 09:07      

Prizren, 28 tetor - Drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren ka disa vjet që dërgojnë shkresa në adresë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të institucioneve të tjera relevante me kërkesën për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete rreth kësaj çështjeje, përjashtuar një takim të zhvilluar me anëtarët e Komisionit të MKRS-së për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave - projekteve restauruese-konservuese të trashëgimisë kulturore.
Të enjten, KBI-ja në Prizren ka mbajtur mbledhje me të gjithë imamët e kësaj komune, me ç’rast është diskutuar për rindërtimin e xhamisë së Kalasë.

“Të gjithë imamët, në mënyrë unanime, deklaruan këmbëngulësinë për ringritjen e xhamisë së Kalasë, duke thënë se në këtë çështje nuk ka alternativë tjetër”, shkruan në njoftimin e KBI-së, ku po ashtu theksohet se imamët janë zotuar se kjo punë “do të kryhet me izën të Zotit, pasi që xhamia ka qenë në Kala dhe është vullnet i xhematit të Prizrenit, të cilët 99 për qind i përkasin besimit islam”.

Sipas shënimeve në databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, të lansuar nga Ministria e Kulturës, Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. "Gjatë periudhës osmane, Kalaja zgjerohet duke ndërtuar dhe përforcuar muret fortifikuese, si dhe pasurohet me objekte të reja si hamami, xhamia dhe objekte të tjera për nevojat ushtarake", shkruan aty (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...