Artistë grekë, shqiptarë dhe maqedonas në natën e gjashtë të “KamerFestit”

27 Tetor 2016 - 10:04      

Prishtinë, 27 tetor - Veprat e tre kompozitorëve që shënuan historinë e muzikës klasike kanë qenë në repertorin e koncertit të radhës të festivalit “Kosova KamerFest”.

Tingujt e Mozartit dhe Beethovenit, si kompozitorët më të njohur të periudhës klasike dhe ato të Mahlerit, që i dha kah fundit të periudhës së romantizmit, erdhën të martën mbrëma përmes tri piano kuarteteve që u interpretuan nga Ilias Livieratos në violinë, Driton Gaxha në violë, Militiades Cassaras në vilolonçel dhe Marija Vrshkova në piano.

Kisha “Shën Ndou” u bë nikoqire e koncertit të gjashtë me radhë të edicionit të 17-të të “KamerFestit” dhe instrumentistëve që u bashkuan në atë që është titulluar “Koncerti i artistëve grekë, shqiptarë dhe maqedonas”. Të katërt u ngjitën në skenë për të shpalosur programin që u karakterizua me vepra jo fort të lehta për interpretim (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...