26 Tetor 2016 - 11:27
Me zërin e saj, artistja nga Kosova do të interpretojë para publikut në Gjenevë. Në një postim në facebook, sipas KultPlus, ajo është shprehur e lumtur për këtë përvojë të re në karrierën e saj.
“Shumë e lumtur të performoj në Grande Théâtre de Genèva , me orkestrën ” Orchestre de la Suisse Romande ” , me partin e sopranos solo në Veprën Pulcinella nga Igor Stravinsky!”, ka shkruar Kajtazi.
Grand Téâthre i Gjenevës duke prezantuar përmbajtjen e shfaqjes thekson se “Pulcinella” origjina e së cilës daton dy mijë vjet është ngritur nga ferri. Shqetësuese, e pakapshme, në gjendje për t’u transformuar dhe shumuar ...Fama e këtij personazhi është evropiane. Tek ne, Pulcinella, Polichinelle, ka ruajtur emrin e saj; anglezët e quajnë Punch, një Punch djall, megjithatë e qeshur dhe miqësore, e gjermanët e quajnë Hansëurst, thuhet në njoftim.
Duke filluar nga muzika napolitane e Pergolesit, Igor Stravinsky riviziton muzikën klasike dhe kompozon një vepër që vetëm një kolorist si ai që mund të shkruaj. Në këtë shfaqje intepreton Orkestra Romade e Zvicrës eudhëhequr nga Ira Levin dhe tregimtari Joan Mompart. Në pantomimë luan: Emmanuelle Annoni; soprano, Elbenita Kajtazi; tenor: Jason Bridges dhe bas, Bastian Thomas Kohl.
Shfaqja do të fillojë sonte nga ora 19:30, ndërsa do të jepet deri të dielën më 30 tetor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...