Alban Ukaj sonte me “The Master and Margarita” ngjitet në Teatrin e Sarajevës

26 Tetor 2016 - 10:52      

Sonte, e mërkurë, në Teatrin e Sarajevës do të jepet premiera e shfaqjes “The Master and Margarita”, të autorit rus Bulgakov, shfaqje kjo që do të shpaloset edhe nëpërmjet lojës së aktorit kosovar Alban Ukaj.

Kjo shfaqje me regji të Ales Kurt, njëherit edhe do të nisë sezonin vjeshtor të “Sarajvski Ratni Teatar”, e cila do të jepet më pas reprizë edhe për tre mbrëmje me radhë, shkruan KultPlus.

Pos Alban Ukaj, në këtë shfaqje me rolet e tyre luajnë edhe aktorët: Selma Alispahiq, Snezhana Bogiqeviq, Sead Pandur, Jasenko Pashiq, Mirela Lambiq, Maja Salkiq, Ana-Mia Miliq, Adnan Kresho dhe Mirsad Tuka. Ky i fundit në këtë shfaqje është mysafir. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...