26 Tetor 2016 - 10:27
Kjo është një arsye më shumë që në këtë vijë rrugore të lashtë është shtuar numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj që kanë interes për historinë dhe kulturën antike të zhvilluar në këtë vend.
Stacionet e pushimit dhe të furnizimit me ujë dhe ushqime, i gjen pothuajse në të gjithë zgjatimin e kësaj rruge.
Ne, sot disa prej tyre i quajmë hamame ose stacione çlodhjeje dhe relaksimi që ndjekin rrugën Egnatia.
Një e tillë gjendet dhe në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Stacioni “Ad kuintum” ose “Stacioni i pestë” njihet si një prej stacioneve të rrugës Egnatia.egnatia5
Kjo banjë, e njohur ndryshe si hamam, është ndërtuar përgjatë rrugës për t’i shërbyer qytetarëve edhe si stacion pushimi.
Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit II të erës sonë.
Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për kurimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së regjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture.
egnatia1Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “Stacioni i Rrugës Egnatia”.
Tashmë këto banja thuajse kanë, dalë jashtë funksionimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që i rrethojnë.
Janë vepra monumentale që tregojnë historinë tonë dhe për këtë duhen ruajtur dhe mirëmbajtur. Ato tashmë janë kthyer në destinacione turistike.


17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...