Foto: Koha

“Artistët e rinj” në garë me vepra për realitetin

26 Tetor 2016 - 11:58      

Prishtinë, 26 tetor - Grupi “Haveit” - Jetullah Sulejmani, Bujar Sylejmani, Agron Blakçori dhe Luan Bajraktari janë pesëshja finaliste për çmimin “Artistët e rinj”.

Për edicionin e parë të këtij çmimi të themeluar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, komisioni seleksionues i përbërë nga Natacha Guilbeau, Leutrim Fishekqiu dhe Ibro Hasanoviq ka vendosur që nga 29 aplikuesit kjo pesëshe të paraqitet me vepra për të garuar për çmimin “Artistët e rinj”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne si anëtarë të jurisë jemi fokusuar në përzgjedhjen e artistëve në zhvillim, puna e të cilëve reflekton realitetin social, politik dhe ekonomik në të cilin jetojmë. Ne kemi analizuar me kujdes të gjitha portfoliot dhe tri propozimet e reja për ekspozitë të secilit aplikant”, shkruhet në deklaratën e komisionit që u është përcjellë mediave të martën nëpërmjet një komunikate.

Sipas komunikatës, ky projekt është iniciativë me qëllim vazhdimi të përkrahjes tradicionale të artistëve të rinj në punën e tyre përmes garës dhe ekspozimit.

Mehmet Behluli dhe Lulëzim Zeqiri janë caktuar kuratorë të ekspozitës për të cilën nuk ka një afat se kur do të hapet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...