Foto: Koha

Komuna e Prishtinës pesë muaj pa përgjigje për projektet kulturore

26 Tetor 2016 - 11:03      

Prishtinë, 26 tetor - Përderisa kanë mbetur afër dy muaj deri në fund të vitit, Komuna e Prishtinës ende nuk ka përgjigje për më shumë se 100 projekte kulturore.

Rezultatet e njoftimit për “subvencionimin e institucioneve të pavarura të kulturës” dhe atij “për subvencionimin e arteve vizuale, ekspozitave, manifestimeve dhe organizimeve në kryeqytet”, i mbyllur në ditën e parë të muajit qershor, ende nuk janë shpallur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Janë fiks 119 projekte në të dyja kategoritë që presin subvencionimin nga buxheti komunal përderisa njëri nga kriteret e përcaktuara është që projektet të realizohen deri në fund të 2016-s. Tek në fund të javës së kaluar komisionet kanë nisur punën për shqyrtimin e kërkesave.
Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, ka thënë se vonesat janë bërë për shkak të ndryshimeve menaxheriale brenda institucionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...