Foto: Koha

Pipa me këngë shpalos traditën e Korçës në Prishtinë

26 Tetor 2016 - 10:08      

Prishtinë, 26 tetor - Spanja Pipa nuk mund të qëndrojë ulur kur nis të këndojë. Ajo ngrihet nga karrigia dhe nis t’i shikojë në sy të pranishmit. Bashkë me të këndon edhe Josif Minga, që i bie fizarmonikës.

Pipa (78) ka energji të këndojë mbi dhjetë këngë pa u ndalur. E zotëron skenën tash e më shumë se gjysmë shekulli, prej viteve ’60, kur nga e ashtuquajtura “Estrada e ushtarit” u bë pjesë e “Estradës së qytetit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“E kam pasur ëndërr të vij këtu në Prishtinë”, thotë ajo pas këngës “O moj korçare”. E në Prishtinë bashkë me bashkëpunëtorë e ka sjellë Mikaela Minga për të promovuar librin e saj në shqip e italisht “Spanja Pipa dhe kënga urbane korçare” që është pjesë e temës së doktoraturës së Mingës. Promovimi i librit në teatrin “Dodona” në Prishtinë është bërë duke iu prezantuar të pranishmëve edhe vetë përmbajtjen e tij prej 12 këngësh.

“Më falni, sepse mosha e bën të veten”, ka thënë Pipa të martën derisa shoqërohej edhe nga Agron Murati në lahutë, Tomor Selimi në kitarë dhe mandolinë. “Do të vdes moj nënë” është kënga për të cilën para se të nisë ta këndojë, Pipa ka thënë se e bën shumë të ndjeshme.

“Jam shumë alegro, vazhdoj të këndoj dhe nuk jam ndarë nga shoqëria e teatrit, pavarësisht që mosha iku. Ndiej kënaqësi kur vete në teatër. Kisha shumë dëshirë të jem në Prishtinë. E kam pasur ëndërr këtë. Nuk vija dot më herët. Gjatë rrugës thosha po ku është kjo Prishtina”, ka thënë Pipa pas koncertit, për të cilin është zgjuar në ora pesë të mëngjesit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...