Foto: Koha

Ministria për sivjet mjaftohet me projekt për rinovimin e Teatrit

26 Tetor 2016 - 09:06      

Prishtinë, 26 tetor - Ministria e Kulturës është duke projektuar punë për të cilat nuk ka buxhetin e paraparë. Institucioni më i lartë kulturor në vend ka dhënë tender për “Hartimin e projektit kryesor për rinovimin e tërësishëm të objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës”.

Ky veprim është bërë në fund të muajit shtator, tek pasi MKRS-ja ka ridestinuar buxhetin që e kishte planifikuar në fillim të vitit për këtë ndërhyrje në institucionin më të lartë teatror në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pjesa më e madhe e buxhetit të paraparë për këtë projekt është ridestinuar dy herë brenda vitit. Nga 330 mijë euro sa ishin në fillim, gjatë rishikimit të buxhetit në qershor është zbritur në 191 mijë e 400 euro. Por shuma e këtij projekti kishte pësuar sërish. Prej muajit shtator, për këtë projekt kanë mbetur vetëm 60 mijë euro.

Gazeta për dy ditë rresht ka kërkuar të marrë përgjigje nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala, pasi rinovimi i tërësishëm i TKK-së ishte projekt kapital për këtë vit. Të hënën Shala ka kërkuar kohë që të informohet për rastin.

Të martën ka thënë se “meqë projekti do të përfshijë rinovimin e tërësishëm të Teatrit Kombëtar, nuk mund të zhvillohet si projekt njëvjeçar. Dinamika dhe kohëzgjatja do të dihen me saktësi pasi të finalizohet projekti i detajuar për rinovim” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...