25 Tetor 2016 - 20:45
Një këngë e kompozuar nga ai do të përfaqësojë Maltën në Junior Eurovision. Malta do të jetë nikoqire e këtij eventi prestigjioz që mbahet në nëntor. Kënga titullohet “Parachute” dhe këndohet nga 13-vjeçarja Christina Magrin, raporton koha.net.
“Këtë vit Malta do të paraqitet në JuniorEurovision me këngën time e cila fitoi konkursin të përfaqësojë këtë vend shumë të bukur. Kënga quhet “Parachute” dhe këndohet nga këngëtarja 13-vjeçare super e talentuar Christina Magrin”, ka shkruar Boshnjaku në Facebook duke bërë të ditur se kjo këngë do të publikohet të enjten.
Ai ka kujtuar edhe interpretimet e shkëlqyeshme të Magrinit me këngën “Suus” që kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vjet më parë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...