MKRS e interesuar për bashkëpunim me BE-në

25 Tetor 2016 - 20:13      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot një takim pune me Natalia Apostolova, Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, me të cilën ka bashkëbiseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit të MKRS-së me këtë zyre, në fushat specifike, që lidhen me kulturën, trashëgiminë kulturore, sportin dhe rininë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Shala i uroi Apostolovas mirëseardhje në Kosovë dhe u shpreh se MKRS-ja është e hapur që të bashkëpunojë ngushtë me zyrën e BE-së në Kosovë/PPBE në dobi të kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit, dhe shtoi se MKRS-ja këtë zyre e konsideron tejet të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Përfaqësuesja Apostolova e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në do të vazhdojë në fusha specifike që kanë të bëjnë me kulturën, rininë, sportin dhe veçmas me trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Po ashtu, me një theks të veçantë, ndërmjet ministrit Shala dhe përfaqësueses së posaçme së BE-së në Kosovë, Apostolova, u bisedua edhe rreth nevojës që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, nëpërmjet organizimit të takimeve të përbashkëta dhe bashkëbisedimit si rruga më e mirë për t’i trajtuar të gjitha çështjet e interesit të përbashkët dhe shqetësimet që lidhen me trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Më tej, Shala dhe Apostolova u shprehën se bashkëpunimi dhe bashkëbisedimi janë rruga më e mirë për të krijuar një klime të mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe u zotuan se do të punojnë për një gjë të tillë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...