25 Tetor 2016 - 09:46
Këshilli i Qarkut Lezhë, në 145 vjetorin e lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, organizoi takimin kombëtar të poezisë, ”Ora e muzës, Lissus, 21 tetor 2016”.
Në këtë veprimtari, të organizuar nga poeti Viktor Gjikolaj, morën pjesë me krijimet e tyre poetë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga trevat e Kosovës, Maqedonisë e Çamërisë, bën të ditur KultPlus.
Në mbyllje, juria e konkursit letrar rajonal, shpalli fituesit e çmimit letrar ”Gjergj Fishta”, edicioni i pestë si dhe tre çmimet për poezitë më të mira të recituara te “Ora e muzës”.
Tri poezitë që u nderuan me çmimin “Gjergj Fishta”janë: “Trokitje në dritare” nga Tahir Bezhani, Gjakovë ; “Shtëpia ime në Çameri” nga Agim Bajrami, Durrës, dhe “Melodi vetmie” nga Azem Baliaj, Lezhë.
Nga edicionet e tjera, juria vlerësoi tre librat më të mirë që kanë dalë në qarkullim nga data 1 shtator 2015 deri, me 15 shtator 2016. Këto çmime ishin:
1.Gjergj Marku, (studim),
2. Ndue Marku, poezi,
3. Brunilda Pervathi , poezi,
4.Gjon Marku tregime
Në sallën e bilbliotekës “Gjergj Fishta’”, u mbajtën kumtesat: “Fishta në fishtologji” , nga Dr. Tonin Çobani, paraqitja e librit me shënime kritike dhe “Trokth ne livadhet e blerta” të shkrimtarit vlonjat Andrea Petromilo, nga poeti Azem Baliaj.
“Ora e muzës, Lissus, 2016”, me pjesëmarrjen e 30 poetë nga gjithë trojet shqiptare, u mbyll në orët e vona të natës, e ndërkohë kur Lezha jetonte me imazhet e poetëve pjesëmarrës, Shëngjini ku ishin akomoduar, mbytej nga shirat e fundtetorit, ndërsa vargjet e poetëve rridhnin si valët e rrëmbyera të detit bregut të Shëngjinit.
Ndër fituesit, poeti nga Gjakova, Tahir Bezhani, nderohet me çmimin e madh “Gjergj Fishta”, në 145 vjetorin e lindjes, me poezinë “Trokitje në dritare”, kushtuar poetit Frederik Rreshpja. Poeti, studiuesi, publicisti e prozatori Tahir Bezhani është autor i disa librave të botuar në Kosovë e Shqipëri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...