Teatrit Kombëtar i hapen dyert pas çmimit në Bukuresht

25 Tetor 2016 - 10:11      

Prishtinë, 25 tetor - Çmimi “Grand Prix” për shfaqjen “Eshtrat që vijnë vonë” në Bukuresht, për Teatrin Kombëtar të Kosovës është një tregues se ky institucion po ecën në rrugën e drejtë.

Ekipi i shfaqjes të hënën është kthyer në Prishtinë me goxha optimizëm, përderisa menaxhmenti i TKK-së e ka cilësuar çmimin si më të rëndësishmin që ky institucion merr në një festival ndërkombëtar tash 17 vjet pas luftës, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkaq, efekti i çmimit janë ofertat dhe ftesat që u kanë bërë kompani e institucione të ndryshme teatrore.

Shfaqja që ironizon me luftën për identitet, nacionalizmin dhe fenë, me tekst të Teki Dervishit dhe regji të Martin Koçovskit, triumfoi në edicionin e katërt të “Fest(in) on the Boulevard”, që e organizon rrjeti “Neta - New European Theatre Action”, me ndihmën e Teatrit Kombëtar të Bukureshtit.

Në këtë festival, i cili ka zgjatur 12 ditë, kanë konkurruar rreth 30 teatro të ndryshme, derisa Teatri Kombëtar i Kosovës edhe e ka mbyllur atë të shtunën me lojën e aktorëve Bajrush Mjaku, Armend Baloku, Astrit Kabashi, Arta Selimi, Lumnije Sopi, Albulena Kryeziu, Bujar Ahmeti, Shkëlzen Veseli dhe Adrian Morina.

“Eshtrat...” u dha premierë në TKK në maj të këtij viti.

Çmimi për shfaqjen më të mirë në kategorinë “Neta” iu dha shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë” për fuqinë, qasjen direkte, thjeshtësinë dhe aftësinë interpretuese, regjisoriale dhe skenike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...