Foto: Koha

Balerinët kosovarë udhëtojnë në Francë për shfaqjen “Remake it”

25 Tetor 2016 - 09:04      

Prishtinë, 25 tetor - Tetë balerinë të Baletit Kombëtar të Kosovës kanë nisur provat në qytetin La Rochelle të Francës.

Prej ditës së hënë ata së bashku me koreografët francezë Christophe Beranger dhe Jonathan Pranlas-Descours, për dhjetë ditë në qytetin perëndimor francez do të përgatisin pjesën më të madhe të shfaqjes “Remake it”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pasi të përfundojë puna me rolet kryesore dhe të vihet boshti i shfaqjes, koreografët francezë do të udhëtojnë drejt Prishtinës për të finalizuar shfaqjen bashkë me pjesën tjetër të balerinëve kosovarë.

Balerini Sinan Kajtazi ka thënë se shfaqja do të jetë produkt i bashkëpunimit midis BKK-së, programit të Bashkimit Evropian në Kosovë, “Culture for all” (Kultura për të gjithë) dhe Ambasadës së Francës në Kosovë.

“Pas premierës që do ta kemi më tetë dhjetor, shfaqja do të shëtisë nëpër shtetet ballkanike dhe më gjerë”, ka thënë Kajtazi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...