Artistët kundërshtojnë prekjen e Valbonës

24 Tetor 2016 - 20:08      

“Të mbrojmë tokën, ujin, ajrin, jetën”. Kjo është motoja e kundërshtimit të ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës, e cila do të bëhet përmes një maratone artistike apo proteste.

“Mos ma prek Valbonën” është sinonim i koncertit që do të mbahet nga këngëtaret Elina Duni, Eda Zari and Friends, në kuadër të kësaj iniciative të organizuar nga vetë artistët shqiptarë.

Pjesë e kësaj ngjarjeje, përveç muzikës, janë edhe: ekspozita pikturash, ekspozita fotografike, instalacione, lexime poezish, mbrëmje vallëzimesh të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto veprimtari do të duhet të jenë fitimprurëse, pa qëllim përfitimin, ku gjithsecili kontribuon me atë që i thotë ndërgjegjja e vet qytetare dhe artistike, në masën dhe formën që dëshiron dhe mundet.

Kjo përpjekje është e pavarur nga forca politike dhe do të shoqërohet vetëm nga flamuri i shqiptarëve.

Pjesë e kësaj iniciative mund të jenë të gjithë ata që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri, me tokë, ujë, ajër dhe jetë të pastër, pa plehra, pa ndotje.

Koncerti në Valbonë do të mbahet më 29 tetor, për të vazhduar më pas në Tiranë, më 30 të po këtij muaji.

Pjesë e këtij koncerti, përveç Elina Dunit dhe Eda Zarit, janë edhe artistët: Gent Rushi, Ilir Bajri, Linda Rukaj, Alban Nimani, Ermal Rodi, Olsa Papandili, Emijan Dhimo, Armend Xhaferi dhe DJ ODA.

Nisja nga Kosova do të bëhet përmes organizimeve të ndryshme, derisa detajet mund t’i gjeni ne rrjetin social Facebook me “Mos ma prek Valbonën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...