24 Tetor 2016 - 12:00
“E dhimbshme të konfirmoj vdekjen e Steveit, vëllait tim të madh dhe heroit tim. Ai ndërroi jetë në qytetin që e dashuronte (NYC)”, ka shkruar ai, shkruan sot “Koha Ditore”. “Do të na mungojë pamasë”. Detajet rreth vdekjes së Dillon ende janë të paqarta, por, sipas burimeve ai po vuante nga një sëmundje e paspecifikuar.
Dillon e nisi karrierën në moshën 16-vjeçare me debutimin në “Hulk Weekly”, botimin britanik të “Marvelit”. Puna e tij më pas u paraqit në “Doctor Who Magazine”, “2000 A.D” dhe në antologjinë “Warrior” para se të bashkëkrijonte stripa për revistën “Deadline” në vitin 1988. Momenti vendimtar në karrierën e tij erdhi kur ai u bashkua me shkrimtarin Garth Ennis në “Hellblazer”, në seritë e John Constantine për “Vertigo Comics”. Dyshja u ribashkua për “Preacher”, një prej veprave të tyre më të famshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...