23 Tetor 2016 - 21:10
Por kjo shumë lehtë do të mundë të thuhej nga regjisori Gavin O’Conor, i cili ka bërë bashkë një dramë kaq të njohur dhe ngjarjet mbi bazë të formulës me të cilën edhe shikuesi më i ndrojtur do të ballafaqohet, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Apo thënë më mirë, të bjerë në narkozë.
“The Accountant” është i përkushtuar ndaj pretendimit të dallimit. Protagonisti i tij, Christian Wolff (Ben Affleck), është autist. Siç e përshkruan, ai ka probleme që të kuptojë se çfarë mendojnë të tjerët, nuk mund të kap sinjalet sociale, futet thellë në një detyrë - sidomos në detyrat matematikore - dhe e kap paniku nëse nuk është në gjendje që t’i përfundojë.
Si fëmijë (i portretizuar nga Seth Lee), ai ka sjellje të pakontrollueshme, ka shpërthime të dhunshme të çastit, dhe mban syze të shëmtuara. Si i rritur, Chris pritet të jetë i pashoqërueshëm dhe i çuditshëm. Në fakt, më pas filmi e prezanton autizimin si superfuqi, gjë që e kthen nga një kontabilist të zakonshëm në hero të aksionit.
Mungesa e afektit tek Chris nuk është shumë ndryshe nga ajo forca e heshtur e James Bondit. Aftësitë e tij të mrekullueshme në matematikë përshtaten shumë mirë me standardin burrëror me shumë kompetencë. Ai madje edhe ka histori prej superheroi: babai i tij, për ta mësuar që të mbrojë veten nga keqtrajtimet, e dërgon për trajnim me specialistët më të mëdhenj në botë për dyluftim.
Në një skenë të paevitueshme shohim Chrisin teksa trajnohet me specialistin e arteve marciale në Jakarta. Affleck në pjesën më të madhe të filmit qëndron stoik, nuk reagon. Megjithatë, ai ende mund ta luajë Batmanin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...