Protesta kundër Trumpit me 30 këngë

23 Tetor 2016 - 19:08      

Donald Trump mund të jetë ankth për logjikën e fansave, drejtësinë dhe gjuhën angleze. Por ai është i dërguar nga Zoti për secilin shkrimtar që të krijojnë një personazh të cilin nuk mund ta injorojnë.

Çudi e vogël, por shumë tekstshkrues kanë krijuar për “30 ditë, 30 këngë”, një lloj projekti i cili ka për qëllim të bartë mesazhe të reja në formë proteste, për çdo 24 orë gjatë tërë muajit që çon deri te zgjedhjet.

Secila vepër mëton të ofrojë pikëpamje tjetër për “nënën” e marifeteve të shout real: kampanjën e Trumpit. Deri më tani janë lansuar nëntë këngë, që së bashku sjellin vorbull e sarkazëm, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Jo të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt i shkruan këngët tani.

“The Temptation of Adam” i Josh Ritter, për herë të parë ishte lansuar para gati një dekade, derisa kënga “Same Old” e Jim James tashmë është paralajmëruar si kënga e parë e albumit të cilin planifikon ta lansojë së shpejti.

Sa i përket lansimit të ditës së martë, “REM” e solli një këngë të realizuar para gati 20 vjetësh. Është versioni live i “World Leader Pretend”, një këngë narracioni origjinal, megalomani i së cilës kishte shërbyer si metaforë për personat e dashuruar në vete.

Kënga e Ritterit tërësisht meriton freskinë që i kanë vënë tekstit, i cili mund të reflektojë në një skenar të shkuar keq me Trumpin si president. Është këngë dashurie që zë vend në botën e cila është në prag të një lufte bërthamore.

Me humor të zi, teksti përmban paranojë, nihilizëm dhe etje, një treshe e përshtatshme për sjelljen e Trumpit. Ndihmon fakti se “Adami” paraqet një prej melodive më të mira të formimit rock-folk të formuara me një bukuri reminishence për tingujt fluid të Paul Simonit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...