“Sonita” me adoleshenten që kundërshton martesat e hershme

23 Tetor 2016 - 17:02      

Kur regjisorja Rokhsareh Ghaem Maghami nisi xhirimin e dokumentarit të saj për martesat e detyrueshme, asnjëherë nuk do të mundë ta imagjinonte se një ditë vepra e saj do të cilësohej “frymëzuese”, “optimiste” dhe “përralla më moderne”.

Ajo e takoi Sonita Alizadehhun nëpërmjet një kushëriri, punëtor social në një organizatë joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve në rrugë.

Sonita ishte një tjetër adoleshente refugjate nga Afganistani, që kërkonte strehim në Iran. Sonita nuk ishte si fëmijët e tjerë, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. E inspiruar nga Eminemi, Rihanna dhe më së shumti nga reperi iranian Yas, ajo shkroi tekstet e veta dhe ëndërroi që një ditë edhe ajo të bëhej repere.

“E pashë pasionin e saj, por nuk mund të shihja të ardhme për të. Doja ta filmoja për të treguar situatën e refugjatëve. Nuk kam mundur ta imagjinoj se ky do të dilte film me fund të lumtur”, ka thënë regjisorja.

Tani, Sonita është 19-vjeçare, jeton në Utah në ShBA-së, pasi mori bursë dhe ndjek shkollë të duhur për herë të parë në jetën e saj. Kënga e saj “Brides for Sale” ka më shumë se gjysmë milioni shikues në kanalin “YouTube”.

Këtë pranverë ajo performoi live në samitin “Women in the World” në New York. Sonita i shpëtoi martesës së hershme. Kjo nuk do të ndodhte pa filmin e Maghamit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...