23 Tetor 2016 - 15:02
Yitzhak Goldfine ishte një prej mbrojtësve më të mëdhenj të kriminelëve në Gjermani, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Javorja gjermane “Die Zeit” kishte shkruar se klientët e tij “u ngritën në mënyrë të lavdishme dhe u rrëzuan në mënyrë madhështore”.
Klientët e Golfine ishin kontraktuesi i ndërtesave Utz Jurgen Schneider, i cili më pas u dënua për mashtrim me miliarda dollarë dhe Mathias Rust, piloti i cili u bë i famshëm për aterrimin afër Sheshit të Kuq në Moskë në vitin 1987 i cili më pas tentoi ta therte me thikë një grua. Në memoaret e tij, Goldfine riviziton raste të tilla, duke premtuar se po shpalos fakte të reja për ta, apo “të vërtetën prapa së vërtetës”.
Mënyra se si ai e përshkruan, puna e Goldfine i ngjason një agjenti sekret. Pak para ribashkimit të Gjermanisë, ai kontrabandoi tri faqe të dokumenteve të burgjeve ruse, nga Moska në Gjermani. Ai negocioi me “Yakuza”, mafian japoneze, dhe gjatë asaj kohe merrte kërcënime me vdekje ose informacione shumë të ndjeshme nëpërmjet thirrjeve telefonike anonime.
“Ndonjëherë njerëzit më pyesnin: ‘A nuk po ndihesh si agjenti sekret 007?’”, ka thënë Goldfine. “Unë u them: Jo. Kjo është mënyra se si punoj. Këto nuk janë gjëra që ndodhin vetëm në storie të imagjinuara. Ato ndodhin më shpesh se sa dikush mund të imagjinojë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...