
23 Tetor 2016 - 13:01
Shtëpia e saj është përballë Tyrbes së Marashit, që dikur ka pasur edhe godinën e teqesë. Kjo u rrafshua me tokë në vitin 1948, ani pse deri atëherë kishte qëndruar në këmbë për rreth 350 vjet.
Gruaja thotë se shkon në tyrbe sa herë që ndien nevojën. Lë ndonjë cent e thotë se ia bën hallall. Thotë gjithashtu se kështu ka bërë edhe nëna e saj, e s’ka pse të mos e bëjë edhe ajo.
74-vjeçja nuk flet më shumë, sepse thotë se në shtëpinë e saj burri është ai që duhet të flasë për çkado. E ai, Tahir Zhëllta, nuk vonohet shumë. Është 86 vjeç, dhe natyrisht, e mban mend mirë teqenë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai thotë se në tyrben e vjetër shkojnë herë pas here për të ndezur qirinj, ndërsa tregon gjithashtu se shumë vizitorë aty shkojnë me idenë se mund të gjejnë hair për shumë çka që i mundon. I theksojnë së paku dy prej tyre, që lidhen me vonesën në të folur të fëmijëve, si dhe ata që në ditët e fundit të jetës së tyre kanë problem të kalojnë në botën tjetër.
“Kur u vijnë ditët e fundit, që nuk del shpirti, vijnë këtu, marrin ujë ose e qesin një rrobë të personit të sëmurë, për t’ia lehtësuar vuajtjet, e për t’ia mundësuar që të shkojnë më lehtë në botën tjetër”, thotë Zhëllta.
Krejt ky muhabet me çiftin e moshuar bëhet në kohë vjeshte, kur gjethet e rrapit përballë veçse kanë filluar të bien. Historia e tij e moçme sa teqeja, është e lidhur ngushtë me vendosjen e saj në qytetin e vjetër në jug të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...