23 Tetor 2016 - 11:22
Vepra e Xhafës, që ka zënë vend në “Galleriacontinua” në San Gimignano të Italisë, mban titullin “Fireworks in my Closet” (Fishekzjarrë në dollapin tim), shkruan sot “Koha Ditore”. Kësisoj ka marrë emrin edhe ekspozita që numëron mbi 30 vepra të Xhafës.
“Ekspozita është shumë e angazhuar në aspektin ekonomik dhe politik. Ndërkohë është edhe njëfarë fuqie e aspektit të hipokrizisë. Në këtë rast ka vepra të ndryshme prej skulpturës, vizatimeve e pikturave. Ka vepra që e trajtojnë edhe emigracionin. Jam munduar ta ndriçoj në aspektin fizik”, thotë artisti nga Kosova, që jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Poezi vizuale me 30 vepra
Xhafa (46) njihet për stilin e tij provokues nëpërmjet veprave të artit bashkëkohor. I përfshirë edhe në “Enciklopedinë e artit bashkëkohor botëror”, Xhafa e koncepton artin si provokim dhe nuk e ka hiç në qejf që të shpjegojë veprat e veta... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...