
22 Tetor 2016 - 19:24
Kështu kishte shkruar doktori Ibish Ahmeti në ditarin e tij të luftës, 17 vjet më parë, në faqet e 6 majit të vitit 1999, raporton KTV.
Për rreth një vit, pediatri nga Maqiteva e Suharekës, Ibush Ahmeti, kishte shërbyer si mjek në Spitalin Ushtarak të Batalionit II, Brigada 123 në Budakovë të Suharekës.
Të paktën që nga 19 prilli, e deri më 13 qershor 1999, Ahmeti kishte mbajtur rregullisht ditar, të cilit ai ia ka bashkangjitur edhe kujtimet e tij, për ta botuar si libër më vete.
Në faqet e këtij libri, duke shfrytëzuar edhe protokollet e pacientëve, autori ka sjellë histori dhe të dhëna nga koha e luftës, kur ai kishte mjekuar rreth 100 të plagosur si dhe mijëra të sëmurë.
Ditari “Duke shëruar plagët e luftës”, është cilësuar si dëshmi historike dhe si një nga rrëfimet më autentike për kohën e luftës së viteve 1997-1999 në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Promovohet libri “Duke shëruar plagët e luftës” by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...