Mit’hat Frashëri dhe Ali Këlcyra në Bari 1 muaj pas çlirimit në 1944

22 Tetor 2016 - 14:37      

Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Santa Fara” në Bari të Italisë. Publikohet për herë të parë dhe në të janë Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, bashkëshortja e tij Advije Vrioni dhe e bija e tyre Hëna Këlcyra vetëm 8 vjeçe.

Si Mit’hati dhe Aliu me familjen kishin vetëm një muaj që ishin larguar nga Shqipëria e çliruar nga gjermanët por në të cilën komunistët kishin ardhur në pushtet. Autori i fotografisë është një kinez që për fat, pasi e fiksoi në celuloid dhe e stampoi në letër, një kopje ia dhuroi personazheve të fotos.

Ka një arsye përse e publikojmë sot këtë foto. Më 3 tetor 1949 mbylli sytë përgjithmonë Mit’hat Frashëri, një personazh që në kufijtë ekstremë sot studiues të veçantë e quajnë gjeniu i kombit dhe në ekstremin tjetër vazhdojnë ta quajnë tradhtar.

Por mjaftojnë veprat që la Mit’hat Frashëri pas dhe çdokush e bën vetë bilancin e jetës së këtij njeriu. Një intelektual i sërës së lartë që shkroi çdo gjë nga mendja dhe vepra e tij në shërbim të kulturës së kombit por që bëri vetëm një gabim në jetën e vet: që vdiq. Ironia e kësaj fraze lidhet me atë fjalim në BBC në gusht të vitin 1949 që bëri jehonë botërore por që vetëm dy muaj më pas ai ndërroi jetë. Historia nuk bëhet me sikure, por punët do të ishin ndryshe nëse ai nuk do të kishte vdekur në kulmin e përgatitjeve për ndërhyrje në Shqipëri dhe rrëzimin e komunizmit.

Sot në 67 vjetorin e vdekjes së Mit’hat Frashërit keqardhja nuk vjen nga fakti që ai nuk jeton por nga ajo që shteti shqiptar i ka një borxh të madh këtij kalorësi të patriotizmit. Zyrtarisht shteti ynë as e ka rehabilituar veprën që ai bëri e as e ka sulmuar.

Është nga ato sjellje edhe më të rëndë se kaq: E ka lënë në harresë. Mjafton të përmendim se kur në Tiranë lexon lloj-lloj emra rrugësh e institucionesh e buste deri anonimë në raport me atë që bëri Mit’hat Frashëri, natyrisht çdokush ndjehet keq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...