22 Tetor 2016 - 10:29
Tito ishte përgjigjur, se federata jugosllave ishte ndërtuar, përpos të tjerave, edhe duke u bazuar në principin etnik, gjë që sipas Josip Gjergjës, kishte kënaqur Enver Hoxhën.
Ndërsa, Nako Spiru, një intelektual që me njohuritë e tij mbi Volterin linte pa fjalë profesorët perëndimorë, fjala e dhënë apo premtimi i bërë, ishin gjëra shumë të shenjta.
Kështu ai kishte premtuar se hekurudha Durrës - Peqin do të ndërtohej në nëntor të vitit 1947 dhe kur realizimi i atij premtimi dukej i pamundur, Nako Spiro, bënte kërkesa të pafundme për furnizime nga Jugosllavia te Josip Gjergja. Dhe falë këmbëngulësisë së tij, pala jugosllave nuk pati rrugëdalje tjetër pos të përmbushte kërkesat e palës shqiptare dhe hekurudha u përfundua në afatin e premtuar nga Nako Spiro.
Palës jugosllave i kishin penguar edhe falënderimet e Nako Spiros për ndihmën ushqimore të ardhur nga BRSS-ja, ndërsa kinse për ndihmën e Beogradit, ata aspak nuk ishin falënderues. Prandaj, nëpërmjet ambasadorit jugosllav, Josip Gjergja, Tito i kishte dërguar një letër Enver Hoxhës, në të cilën ai kritikonte se në KQ të PKSH-së ishte krijuar një vijë antijugosllave. (Pjesën e dytë të serisë për “Rolin e Josip Gjergjës në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”, nga studiuesi Memli Kransiqi mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...