15 Tetor 2016 - 10:21
Ushtrisë së Kuqe të BRSS-së dhe pjesërisht të ngadhënjimit të forcave partizane komuniste në Jugosllavi dhe Shqipëri.
Ndonëse ideologjia majtiste ishte rrymë politike dominonte e rinisë përparimtare kudo në Evropë, rrjedhimisht edhe në Ballkan, ajo, që në fillim u stërkeq nga tendencat gllabëruese të Jugosllavisë, shkruan sot Memli Krasniqi në Koha Ditore.
Shembulli më i mirë i kësaj fryme të vjetër nacionaliste serbe, por tashmë të veshur me petkun e ideologjisë komuniste, ishte Marrëveshja mjeshtërisht e imponuar shqiptaro-jugosllave e vitit 1946.
Edhe vetë Enver Hoxha në librin e tij, “Titisët”, e pranon se për një
marrëveshje të tillë ishte edhe pala shqiptare, me besim se ajo po bëhej sipas parimeve komuniste, për të mirën e popujve dhe demokracive majtiste.
Ndërsa, mjetet e informimit publik në Jugosllavi, që në fillim të artikujve të tyre theksonin prapavijën e vërtetë të kësaj marrëveshjeje, e cila, sipas tyre, duhej të siguronte prapavijën e Jugosllavisë nga ndonjë sulm nga territori i Shqipërisë. Pra mendohej për Shqipërinë e kohës së okupimit italian, nga ku u sulmuan Greqia dhe Jugosllavia. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...