22 Tetor 2016 - 09:56
Pa ndonjë ceremoni e fikall vetëm ka shpalosur flamurin kuqezi në kullën më me nam të fshatit të lindjes, shkruan sot Koha Ditore. Në oborrin e kullës së Atë Gjergj Fishtës ka ulur shkabën dykrenore.
E ka zëvendësuar me të riun. Në shenjë proteste ndaj autoriteteve shtetërore, historiani Zefi nuk e ka pritur të dielën e 145-vjetorit të lindjes së banorit më të famshëm të fshatit të Zadrimës.
Flamuri ri valon sipër kullës së plasaritur e të lënë pas dore nga shteti, që ia dha qysh më 1991 statusin e monumentit të kulturës. Asnjëherë nuk vuri dorë mbi të. E Zefi mendon se gurët po “rënkojnë”.
“Shtëpia monument kulture, ku i madhi FISHTA ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së vet, vazhdon që të rënkojë nga themelet, ndërkohë që përgjegjësia kryesore për këtë turp të madh kombëtar, i takon pikërisht ministres inekzistente të Kulturës, zonj. Mirela Kumbaro, dhe mallkuar qofshin të gjithë ata aktorë e faktorë, të cilët kanë në dorë për të bërë diçka në lidhje me këtë çështje kaq sensitive për mbarë opinionin publik shqiptar”, ka shkruar Zefi sipër katër fotografive para kullës në statusin e postuar në fillim të javës. “Por këta njerëz të paskrupullt vazhdojnë që të mbajnë një qëndrim thellësisht antikombëtar!!!...”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...