Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra me dy koncerte në Brazil [video]

21 Tetor 2016 - 23:04      

Kantautori i njohur, Dren Abazi, së bashku me Zig Zag Orchestrën, do të udhëtojnë në Brazil për të mbajtur dy koncerte atje. 27 dhe 28 Tetori janë datat që tashmë janë caktuar për mbrëmjet muzikore live në Sao Paolo dhe Rio De Janiero.

Derisa marrja e vizës për shumë artistë mbetet problem, për Abazin kjo tashmë është zgjidhur. Këngëtari tashmë ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Në koncertet në Brazil do të peformohen kryesisht këngë autoriale, si dhe pjesë të përpunuara nga etno- muzika shqiptare, vepra tashmë të njohura të Dren Abazit dhe grupit Zig Zag Orchestra.

Krahas angazhimeve dhe mbrëmjeve muzikore, Dren Abazi është edhe në përgatitje të albumit të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Tani që jemi afër festave të fundvitit, Abazi bëri të ditur për emisionin “Express” në KTV se do të jetë i angazhuar me mbrëmje muzikore jashtë kufijve.

I vlerësuar më së shumti për baladat e ndjeshme me tekste domethënëse, Dren Abazi padyshim konsiderohet vlerë në mesin e artistëve të mirëfilltë shqiptarë . “Lamtumirë” është kënga e fundit që këngëtari bashkë me “Zig Zag Orchestrën” publikoi, një përpunim i këngës së artistit të ndjerë, Muharrem Qena.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...