“Anibar” thërret për filma e shpalos datat për edicionin e tetë të festivalit

21 Tetor 2016 - 16:37      

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” hap thirrjen për filma të animuar për edicionin e tetë.

Ky edicion i festivali do të mbahet me datat 14-20 Gusht 2017.

Programi i filmave të Anibarit këtë vit vjen me ndryshime. Që nga ky edicion, për herë të parë në Anibar, festivali bën thirrje edhe për filma të animuar të metrazhit të gjatë të cilat do të jenë pjesë e kategorive konkurruese për çmime.

“Kjo do t’i mundësojë audiencës që të shikojnë prodhimet më të fundit nga bota e filmit të animuar të metrazhit të gjatë”, thuhet në njoftimin për media të festivalit.

Lista e plotë e kategorive të filmave: Ndërkombëtare; Student; Ballkan; Filmat e animuar të metrazhit të gjatë; Videoklipet e Animuara Muzikore; Kids and Teen.

Anibar këtë vit do të ndajë gjashtë çmime në vlerë prej 3,000 euro, për filmat fitues dhe nga një kurorë (trofeja e Anibar).

Data e fundit për të dërguarin filmin tuaj në Anibar është 30 prill 2017.

Më shumë informata rreth rregullores dhe procedurave të aplikimit, klikoni në www.anibar.org/apply

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...