21 Tetor 2016 - 11:23
Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, s’e ka përfillur afatin ligjor për përfshirjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në Listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përhershme.
E ka miratuar vendimin për këtë Listë po në ditën që ka pranuar vendimet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore se cilat asete duhet të marrin këtë status. Ligji për trashëgimi kulturore përcakton se veprimi i ministrit Shala duhet të bëhet të paktën 15 ditë pas pranimit të vendimeve të KKTK-së në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit.
Në ditën e 7-të të këtij muaji, kryetari së bashku me disa anëtarë të KKTK-së kanë mbajtur një konferencë për media. Aty është bërë e ditur se ky institucion i pavarur më datën 6 tetor ka marrë vendimet për 23 asetet që do të gëzojnë mbrojtje të përhershme.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...