Obrist, njeriu më me influencë në botën e artit

21 Tetor 2016 - 12:31      

Hans-Ulrich Obrist, drejtor artistik i “The Serpentine Galleries” në Londër, i cilësuar si “kuratori që nuk fle kurrë” dhe këtë vit kryeson listën e “ArtReview” ku radhiten 100 njerëzit me më së shumti ndikim në artin botëror.

Kjo është hera e dytë që Obrist kryeson listën e figurave më të fuqishme në artin botëror, si kritik, kurator e autor. Oliver Basciano, redaktor i revistës “ArtReview”, ka thënë se një panel prej 20 personash ka selektuar përsëri Obristin për shkak “të energjisë së tij dhe faktit që ai lidh shumë njerëz pasi është kudo”.

Obrist për herë të parë ka kryesuar listën në vitin 2009, por Busciano ka thënë se ndikimi i tij është rritur vazhdimisht. Obrist (48) ka filluar karrierën e tij duke parë ekspozita gjithandej Evropës dhe duke takuar artistë e kuratorë deri dhe më 1991 ka pasur performancën e parë në kuzhinën e banesës së tij si student.

Në korrik të vitit të kaluar, Obrist ka mbajtur një ligjëratë në Galerinë Kombëtare të Kosovës përderisa për rrugëtimin e tij në botën e artit kishte folur gjatë në një intervistë ekskluzive për “Kohavisionin” në qershor të vitit 2013, e realizuar në edicionin e 55-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecie, ku Kosova debutonte me Petrit Halilajn, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...