“Artistët e së nesërmes” për veprën që zbërthen qëllimet

21 Tetor 2016 - 08:27      

Shtyllat që formojnë portën e futbollit, në vend të rrjetës, të varura kanë fije flokësh. Së bashku kanë një mesazh: ashtu sikur individi i vë caqe vetes në jetë, proces po aq i natyrshëm është edhe rritja e flokëve. Kjo skulpturë me titullin “Kujtimet e mia gjemba të vjetër gërvishtin qiellin”, u solli artistëve Arbërore Sylaj dhe Dardan Zhegrova çmimin “Artistët e së nesërmes” për vitin 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Juria e kryesuar nga Anne Barlow dhe anëtarët Petrit Halilaj, Miran Mohar, Milica Tomiq dhe Anna Witt, të enjten mbrëma ia ndanë dyshes këtë çmim, që ishin në finale bashkë me Qëndresë Dedan dhe Faton Mazrekun.

Deda ka ekspozuar një videointalacion me fotografi të realizuara gjatë tetë viteve, ndërsa Mazreku piktura, të cilat paraqesin përditshmërinë e shoqërisë kosovare. Ceremonia e ndarjes së çmimit, njëherësh edhe hapjes së ekspozitës së finalistëve ishte e paraparë në orën 20:00, por jurisë iu desh një orë më shumë për të ardhur deri te vendimi përfundimtar.

Ngjarja zuri vend në ish-klubin e boksit “Prishtina”, nën organizimin e qendrës për art bashkëkohor ”Stacion”. Kjo është hera e parë që kjo qendër e ndan këtë çmim, pasi për 12 edicionet e kaluara këtë çmimin e ka ndarë Galeria Kombëtare e Kosovës.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...