20 Tetor 2016 - 20:38
Shtrihet në nivel ndërkombëtar, përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe trupa jo-shqipfolëse.
Komedia Fest edhe në edicionin e pestë jubilar, do të përmbajë edhe disa aktivitete tjera shtesë që kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e zhanrit të komedisë. Këto aktivitete shtesë përfshijnë zhanrin e stand-up komedisë, po ashtu edhe debate e ligjërata ditore me aktorë që kanë dhënë kontribut të çmuar në art, si dhe trendet e fundit globale, transmeton koha.net.
Trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova dhe Finlanda.
Veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...