20 Tetor 2016 - 12:07
Ka dalë për herë të parë në publik, të mërkurën, në Muzeun Historik Kombëtar. Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit të Prizrenit, vendi i origjinës se nënës së Nënë Terezës. Përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtër qëndistarë të këtij qyteti, shalli dhe dimitë.
Kostumi i cili ruhet në Fondet Etnografike të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Shqipëri, ka një histori të gjatë të cilën e ka zbardhur kuratorja e kësaj ekspozite, Afërdita Onuzi. Këtë kostum sipas Onuzit, Nënë Tereza e ka mbajtur në moshën 16-17-vjeçare. Ndërsa Drane Bojaxhiu, motra e Nënë Terezës, e shiti atë për arsye ekonomike. Vetëm vitet e fundit u zbulua se kostumin e kishte mbajtur humanistja e madhe shqiptare.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...