20 Tetor 2016 - 11:06
Dritat në sallës ende nuk janë ndalur. Kësisoj, me skenografi e kostume bashkëkohore nis të marrë frymë “Tregtari i Venedikut”, shkruar më shumë se katër shekuj më parë nga William Shakespeare, shkruan sot Koha Ditore.
Nën tingujt e kompozuar e të interpretuar në piano nga Trimor Dhomi, Antonio (Armend Smajli) diskuton me mikun e tij Bassanio (Armend Baloku) se sikur të kishte tri mijë dukatë do të shkonte te Portia (Gresa Pallaska), që është një trashëgimtare e pasurisë së të atit në Belmont. Bassanio ka mjaft pasuri, por nuk posedon para të gatshme, pasi të gjitha i ka investuar në mallra që qarkullojnë me anije. Përderisa Portias çdo ditë i bëhen oferta për martesë, dy miqtë merren vesh që t’i kërkojnë borxh një çifuti tregtar e fajdexhi, Shylockit (Luan Jaha).
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...