19 Tetor 2016 - 12:17
Sulmi mori jetët e më shumë se 1 mijë e 600 vetave dhe ishte bombardim mbi civilë, i cili më pas u bë normë kur lufta përfundoi pas dy vitesh, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Javën që shkoi ish-ministri britanik, Andrew Mitchell, rikujtoi viktimat e Guernicas.
“Ajo që Rusia po u bën Kombeve të Bashkuara është saktësisht ajo çka Italia dhe Gjermania i bënë Lidhjes së Kombeve në vitet ‘30”, ka thënë ai. “Dhe ata po veprojnë me Aleppon njëjtë, siç bënë nazistët me Guernican në luftën civile spanjolle”.
Fuqia e “Guernicas” bën që krimet e kohës sonë të shihen më qartë. Është dedikim moral i efikasitetit në art. Ka një arsye që të gjithë e njohin “Guernican” si një imazh të bombardimit barbar.
Lufta e Dytë Botërore solli sulme shumë më të mëdha, mirëpo Guernica është shembulli universal i kujtesës – sepse Picasso e pikturoi atë. Mitchel iu referua bombardimit të kryeqytetit bask si krahasim për ta zgjuar vetëdijen njerëzore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...