19 Tetor 2016 - 11:15
Përmes vazove, skulpturave që u dhuroheshin perëndive, stelave të varrit, monedhave të Durrësit, heshtës e sëpatës të shkrira në bronz, si dhe elemente të arkitekturës, u shpalos një copë historie e trojeve ilire, shkruan sot “Koha Ditore”.
Njëzet e shtatë sosh kanë zënë vend në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Edhe pse mund të tingëllojë si një ekspozitë e zakonshme, në fakt ajo pati peshë shumë më të madhe sesa kaq.
Përveç muzikës në sfond dhe pëshpërimave të njerëzve brenda, këto eksponate vështirë se mund të shiheshin. Dhoma e errët, e konceptuar si e tillë me qëllim, u bë ambienti ku publiku mund të përjetonte ekspozitën përmes prekjes.
Personat me shikim të dëmtuar teksa lexonin shënimet për artefakte të shkruara në alfabetin e Brajit, u bënë ciceronë të atyre që nuk arrinin ta kuptonin ekspozitën.
Për ta përjetuar si të tillë, kusht kryesor ka qenë që pjesëtarët e këtij komuniteti t’u shpjegojnë të tjerëve bazuar në atë që kanë lexuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...