Komiteti i “Nobelit” heq dorë nga tentimet për ta kontaktuar Dylanin

19 Tetor 2016 - 10:09      

Akademia Suedeze ka njoftuar se ka hequr dorë nga tentimet që të kontaktojë Bob Dylanin, pasi këtë e ka bërë prej ditës kur ai u shpall laureat i çmimit “Nobel” për letërsi.

“Tani për tani nuk po bëjmë asgjë. I kam thirrur dhe u kam dërguar mesazhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe kam pranuar përgjigje shumë miqësore. Për tani, kjo është e mjaftueshme”, ka thënë Sara Danius, sekretarja permanente e Akademisë.

Kantautori amerikan është përgjigjur me heshtje qëkur mori çmimin të enjten e javës së kaluar, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Madje në koncertin që mbajti në Las Vegas pak orë pasi u shpall laureat nuk përmendi fare marrjen e çmimit.

Në atë që mund të ketë qenë aluzion i fshehtë për reputacionin e tij, pasi që disa e kanë cilësuar mbrapshti dhe të tjerë këmbëngulën në paraqitjen e tij të shkëlqyeshme, koncerti i Dylanit përfundoi me “coverin” e këngës së Frank Sinatras “Why Try to Change Me Now” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...